Ja kur do të luhet “El Clasico”

Federata spanjolle ka përcaktuar datën dhe orën se kur do të luhet "El Clasico" e parë.

Sport

20/10/2015 09:19

Federata spanjolle zyrtarisht ka njoftuar se kur do të luhet El Clasico e parë këtë edicion ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës.

El Clasico e parë do të zhvillohet me 21 nëntor në Santiago Bernabeu, ndërsa ashtu edhe siç ishte paralajmëruar më herët, ndeshja do të zhvillohet në ora 18:15.