Ja kur do të lansohet kënga e re nga Ledri Vula, Mc Kresha e Lyrical Son

Tre reperët më të suksesshëm shqiptarë kanë bashkuar forcat.

ShowBiz

30/01/2019 21:59

Ledri Vula, Mc Kresha dhe Lyrical Son nesër vijnë me projektin e ri muzikor që është pjesë e albumit “PINT”, shkruan lajmi.net.

Këtë bashkëpunim të tyre mezi po e presin fansat e reperëve që nuk ka dyshim se do të dalë diçka e bukur.

Artistët nuk kanë zbuluar detaje më të hollësishme por që nesër në orën 18:00 pritet të publikohet ky projekt, i realizuar edhe me videoklip.

Ndryshe, “Hip Hop”, është një nga projektet më të suksesshme të këtyre tre reperëve. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BtRYgtPHFXa/