Ja kur do të kthehet mesfushori Andre Gomes

Mesfushori i Evertonit, Andre Gomes pësoi një thyerje të tmerrshme të këmbës së djathtë gjatë një përplasjeje me lojtarët e Tottenham gjatë takimit të tyre në Premierligë, me skenat që shkaktuan shqetësime të dukshme për lojtarët e të dy ekipeve dhe tifozët në stadium.

Sport

12/11/2019 21:28

Por mesfushori portugez pritet të rehabilitohet nga gjashtë deri në 1 vjet, ka konfirmuar klubi i Everton.

Një deklaratë e lëshuar në faqen zyrtare të klubit thuhet: “Everton Football Club mund të konfirmojë që Andre Gomes iu nënshtrua një operacioni për të shëruar një frakturë në kyçin e këmbës së djathtë më herët sot dhe procedura shkoi jashtëzakonisht mirë”.

“Portugezi, i cili pësoi lëndimin në ndeshjen e Premierligës me Tottenham Hotspur, tani do të kalojë ca kohë duke u rikuperuar në spital, para se të kthehej në USM Finch Farm për të filluar rehabilitimin e tij nën drejtimin e stafit mjekësor të klubit”.

“26-vjeçari pritet të bëjë një rikuperim të plotë brenda gjashtë muajve ose një viti”, thuhet ndër të tjera. /Lajmi.net/