Ja kur do të kthehen Chamberlain dhe Henderson

Liverpool ka treguar se në cilat data do të kthehen Jordan Henderson dhe Alex Oxlade Chamberlain.

Sport

15/03/2019 16:06

Pasi kanë mësuar kundërshtarin për fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, tifozët e Liverpool kanë mësuar edhe një tjetër lajm të rëndësishëm.

Kapiteni Jordan Henderson dhe super mesfushori Alex Oxlade Chamberlain janë dy lojtarët që po i mungojnë Jurgen Klopp.

Në një konferencë për medie, Jurgen Klopp ka treguar se kur pritet që të kthehen dyshja e mesfushës.

“Lëndimi i Henderson është mjaftueshëm serioz për t’ia humbur vikendin. Pushimi i kombëtareve do të jetë mjaftueshëm i gjatë për të shpresuar në rikthimin e tij” ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.

“Është një dëmtim me gjurin siç dukej fillimisht. Rezultati nga skenimi ishte më e mira që mund të merrnim” ka thënë tutje ai.

“Rreth Oxlade nuk kam dëgjuar ndonjë të re. Nuk kemi nevojë që të nxitojmë për vikendin, apo në përgjithësi. Kështu që, me siguri se pas pauzës së kombëtareve ai do të jetë 100% i gatshëm” ka thënë ndër të tjerash trajneri gjerman.

Liverpool ka vazhduar me sukses garën në Ligën e Kampionëve, ku përball tashmë do të ketë skuadrën e Portos.

Ata janë në luftë serioze edhe për titullin e Premierligës, ku kanë vetëm një pikë më pak sesa Manchester City. /Lajmi.net/