Ja kujt ia ka lënë milionat David Bowie!
Në fillim të këtij muaji, muzikanti legjendar David Bowie vdiq pas një beteje me kancerin, ndërsa tani janë zbuluar disa detaje në lidhje me dëshirat e tij të fundit.

ShowBiz
Sipas New York Post’s Page Six, dëshira e David, e cila ishte paraqitur të premten në gjykatë, la gjysmën e 100 milionë dollarëve të pasurisë së tij për gruan Iman, si dhe shtëpinë e çiftit në New York.
Pjesa tjetër do të ndahet në mes djalit dhe vajzës së tij. David gjithashtu thuhet se ka dhënë 2 milionë dollarë për mikun dhe asistentin e tij personal, Corrine Coco Schwab, si dhe 1 milion për ish dado-n e djalit të tij, Marion Skene.
Përveç kësaj, dëshira e tij më e madhe ishte që hiri i tij të shpërndahet në Bali, në përputhje me ritualet budiste./klankosova