Ja kujt ia dedikon Sergio Ramos kualifikimin e Spanjës në Euro 2020

Kapiteni i Spanjës Sergio Ramos shkroi në rrjetet sociale për t’i kushtuar kualifikimit të 'La Roja' në Kampionatin Evropian 2020 për ish-trajnerin e tij të kombëtares, Luis Enrique.

Sport

16/10/2019 08:40

Qendërmbrojtësi udhëtoi me pjesën tjetër të shokëve të tij në Stokholm për ndeshjen kundër Suedisë, megjithë se nuk pati të drejtë të luante për shkak të pezullimit.

“Kjo është për ju, Luis Enrique”, shkruhet në postimin në Instagram të Ramos, i shoqëruar nga një foto ku ai festonte një gol me shokët e tij të skuadrës, transmeton lajmi.net.

Spanja barazoi kundër Suedisë dhe arriti të fitojë një pikë që iu duhej për t’u kualifikuar në turneun e verës së ardhshme.

Luis Enrique dha dorëheqje nga drejtimi i kombëtares spanjolle për shkak të sëmundjes së vajzës së tij, e cila ndërroi jetë pak kohë më parë. /Lajmi.net/