Ja ku pasurohen Reali dhe Barcelona

Barcelona dhe Real Madrid ‘flenë në para’. Kjo pasi dy gjigantët e La Ligës vazhdojnë të jenë klubet që përfitojnë më së tepërmi në Evropë nga shitja e të drejtave televizive.  

Sport

27/09/2014 10:18

Barcelona dhe Real Madrid janë në mesin e klubeve më të pasura në botë. Por, a keni menduar se prej nga vijnë shumica e burimeve financiare të dy gjigantëve nga La Liga.

Dhe, një raport i publikuar nga “La Nueva Espana” ka treguar se skuadra nga Camp Nou dhe ajo nga Santiago Bernabeu përfituan nga 140 milionë euro secili nga të drejtat televizive për edicionin 2013-14.

Sa për të nxjerrë një shembull me dikë tjetër, kampioni i Bundesligës, Bayern Munich fitoi vetëm 36.93 milionë euro.

Barcelona dhe Real Madrid përfitojnë më tepër nga shitja e të drejtave televizive se cilado skuadër tjetër në Evropë pasi në Spanjë nuk ekziston marrëveshja për shitjen kolektiveve të drejtave, që nënkupton se dy gjigantët e La Ligës i negociojnë marrëveshjet individualisht.