Ja ku do të ndalet rryma nesër

Zyra e Korporatës Energjetike të Kosovës njofton për ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa rajone të ndryshme në Kosovë.

Lajme

29/09/2015 16:49

Më poshtë mund të lexoni të plotë komunikatën e KEDS për të mësuar edhe për intervalin kohor të nërprerjes së rrymës në vendet përkatëse. /lajmi.net

 

Njoftime, 29 shtator 2015

Ndërprerjet e planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit

I

KEDS Sh. A. njofton se më 30.09.2015  në NS 110/10 kV Kamenica  do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Hogoshti  prej orës 11:00 deri në orën 15:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin:  ETC, Ekonomia e Pyjeve, Kamenica, Moqari i Epërm, Bosce, Stralica, Kopërnica, Kolloleq, Shipashnicë, Vriqevcë, Kranidellë, Satllar, Hogoshti, Bujanovci, Poliqkë, Marocë, Vriqevcë, Lajqiq, Desivojca,Tërstena, Velegllava, Lisocka, Gjyrishevcë, Shahiq, Kostadincë, Dazhnicë, Bradillovcë, Feriqeva, Gmica, Tuxhevci, Sfirca, Zajqevci, Fusha e Sportit Kopërnicë, Berivocë dhe Pompa.

Shkyçja bëhet për shkak të   ndërrimit të shtyllave të tensionitt ë lartë.

II

Më 30.09.2015 dhe në NS 35/10 kV  Dragashi do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Restelica   prej orës 10:00 deri në orën 15:00.

Pa energji do të mbesin vendbanimet: Restelice, Kukajan, Libevisht, Mlikë, Orqushe, Zlipotok, Krushevë dhe Glloboçicë.

Shkyçja bëhet për shkak të  vendosjes së bazave të siguresave të tensionit të lartë në TS Lubovishtë dhe TS Kukaljane I.

III

Më 30.09.2015 në NS 110/10 kV Theranda  do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Budakova prej orës 10:30 deri  në orën 14:30.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Reqan, Muhlan, Greiqec, Budakovë, Vershec, Papaz, Dardhishte e Ulët, Dardhishte e Epërme, Dragaqine, Stravoqinë,  Pishina Solidi, Vllëzerit Morina(Reqan) dhe Gurthyesi Seti Sllapuzhan.

Shkyçja bëhet për shkak të   pastrimit të trasesë.

IV

Më  30.09.2015 në NS 110/10 kV Kamenica do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Kamenica prej orës 15:00 deri në orën 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Berivojca, Spitali, Imkosi, Magnohromi, Policia, Shtëpia e Mallrave, Shtëpia e Kulturës, Posta e Vjetër, Gjykata, Shtëpia e Mallrave.

Shkyçja bëhet për shkak të kyçjes së trafostacionit të ri  10/0.4kV,rr.Tranziti, kontraktori Afrim Balaj.

V

Më  30.09.2015  në NS 35/10 kV Fushe Kosova do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Vragoli  prej orës 08:00 deri në orën 11:00 dhe nga ora 14:00 deri në orën 17:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Vragolia, Miradi e Ulët (një pjesë), Batusa, Henci, Lagja 29  dhe Pompen FAM GAS.

Shkyçja bëhet për shkak të  punimeve që realizohen nga firma Elektrostublla.