Ja ku dëshiron ta vazhdoj karrierën Dani Alves

E ardhmja e yllit të Paris Saint Germain, Dani Alves, është në pikëpyetje.

Sport

27/01/2019 10:34

“L’Equipe” shkruan se braziliani është i vendosur që të vazhdojë rrugëtimin e tij me kampionët e Francës, shkruan lajmi.net.

Ish anëtari i Barcelonës ka qenë pjesë kyçe e formacionit të Thomas Tuchel, duke ndihmuar në të gjitha aspektet.

Me lëndimin e Verrattit dhe mos gatishmërinë e Rabiot për lojë, Alves është inkuadruar edhe në repartin e mesfushës.

35 vjeçarit ende nuk i është ofruar një kontratë e re, mirëpo thuhet se ai ka ndarë mendjen dhe ta pranojë një të tillë nëse i ofrohet. /Lajmi.net/