Ja kosovari që është shok me Ronaldon, Platinin dhe Jamesin (Foto)

Berberi kosovar që jeton në Zvicër, Ludovik Tunaj, është berber mjaft i njohur dhe shok me shumë lojtarë të mëdhenj si Ronaldon, Jamesin e Di Marian pasi merr pjesë çdo vit në ceremoninë e laureatëve të vitit të organizuar nga FIFA.

Sport

09/02/2015 18:14

Ludovik Tunaj është njëri ndër berberët më të mirë të botës, pasi ka shumë punë me yje të sportit, muzikës dhe artit.

Në facebookun e tij zyrtar me emrin, Ludo Lee, ju mund të shihni foto të ndryshme të tij me shumë yje të futbollit, si Ronaldon, Jamesin, Di Marian, Platininë, Hamiltonin etj.

Në një intervistë ekskluzive për Gazetën Olle, tregon se si i njeh gjithë këta yje.

“Këta yje normal se në jetën e përditshme e kanë ndonjë maskë për t’u ruajtur nga mediat apo njerëzit. Por, kur ta fitosh besimin tek ata njerëz, siç e kam fituar unë tek ta, të duken të thjesht”, thotë Tuanj për Gazetën Olle.

“Kam pasur rastin me i njoftë edhe Lionel Messin edhe Ronaldon, sa herë që kanë ardhur në Zvicër, madje edhe familjet e tyre”, shton ai.

Pyetja që ia bënë Ronaldo

Krahas miqësisë së fituar me Ronaldon, Ludoviku zbulon pyetjen që ia bënë ylli portugez kur takohen. “Ronaldo është një prej njerëzve më të mirë që kam njohur, edhe pse e shoh një herë në vit në ceremoninë Gala të FIFA-s. Gjithmonë më pyet se si e kam vajzën. Po ashtu e kam fituar edhe besimin e familjes së tij, gjithmonë luaj me djalin e tij të vogël, Cristianon, kur janë në Zurich!”, tregon berberi me prejardhje nga Klina.

Në ceremoninë e FIFA-s, Ludoviku i famshëm në Zvicër, takohet çdo vit edhe me presidentin e UEFA-s, Michel Platini. Ky i fundit, me drejtuesit e tij, ua bëri një të padrejtë të madhe shqiptarëve, kur ia dhuroi fitoren Serbisë. “Me Platinin nuk i kam raportet e mira, sepse e dinë se jam shqiptar. Edhe tash kur e pash në ceremoninë e FIFA-s, e pieta përse ai nuk i do shqiptarët, kurse si gjithmonë ai nuk deshi të më përgjigjet dhe iku nga unë”, sqaron Ludo Lee.

Në ‘facebookun’ e tij shihet edhe fotoja me futbollistin më të mirë në Zvicër për vitin e kaluar, Shkëlzen Gashin. Ky i fundit ia dhuroi fanellën e Kombëtares shqiptare.