Ja kë votuan Cana dhe De Biasi (Foto)

Pas përfundimit të ceremonisë për Topin e Artë, FIFA ka publikuar dhe një pjesë të listës së votimeve të përzgjedhësve dhe kapitenëve të Kombëtareve të ndryshme.

Sport

12/01/2015 20:31

Në listën që është publikuar nga FIFA sa i përket vitimeve që kanë bërë kapitenët dhe trajnerët e Kombëtarëve, është kuptuar dhe vota e Lorik Canës dhe e De Biasit.

Kapiteni i Kombëtares sonë, Lorik Cana, në vendin e parë e ka vendosur Ronaldon me pesë pikë, ndërsa pas tij janë Robben dhe Muller me 3 respektivisht 1 pikë.

Edhe De Biasi votoi për Ronaldon me pesë pikë, në vendin e dytë Lahm me tre pikë dhe në vendin e tretë Robben me një pikë.

Gazetari veteran i Shqipërisë, Besnik Dizdari votoi Neuer me pesë pikë, Ronaldo me tre pikë dhe Messi me një pikë.