Ja me kë është Remzija që 9 vjet (Foto)

Remzie Osmani është njëra ndër këngëtaret më të kërkuara në estradën tonë.

ShowBiz

07/06/2016 10:46

Ajo si çdoherë paraqitet elegante dhe me zërin e saj shumë karakteristik, të cilin e dridh, ashtu siç nuk mund ta bëjë askush tjetër nga këngëtarët.

Çdo këngë e Remzies është hit në vete, është këngë që jo vetëm që pëlqehet por edhe këndohet për shumë kohë nga adhuruesit e saj të shumtë.

Kujtojmë se ajo, tash e sa vite, performon bashkë me të vëllanë Nexhatin, i cili poashtu ka krijuar emër në skenën tonë të pasur muzikore.

Për muzikën e Remës e të Nexhatit tash e 9 vite pëkujdeset grupi i njohur “As Band”, histori kjo të cilën ajo e ka ndarë me të gjithë fansat e saj, dhe jo vetëm, përmes një postimi në Facebook.

“Remzie & Nexhat Osmani – grupi As Band, 9 vite së bashku…”, shkruan këngëtarja në postimin e saj, përmes të cilit ajo bënë me dije se janë vitet më të bukura e më të frytshme në karrierën e saj.