Ja imamët e arrestuar të Mitrovicës

Përpos imamit Shefqet Krasniqi nga Prishtina e Enes Goga nga Peja, arrestime imamësh ka pasur sot edhe në Mitrovicë, mëson lajmi.net.

Lajme

17/09/2014 09:38

Siç konfirmoi Policia e Kosovës se operacioni policor përfshin disa rajone në Kosovë, lajmi.net ka mësuar se arrestime të imamëve ka pasur mëngjesin e së mërkurës edhe në Mitrovicë.

Policia në këtë rajon ka arrestuar imamin Enis Rama, imam në xhaminë ‘Isa Beg’ në Mitrovicë dhe kryeredaktor i televizionit ‘Peace TV’ në shqip.

Një tjetër emër i njohur pos tij është edhe Ekrem Avdiu, që, aktualisht shërben si imam dhe ligjërues i xhamisë në lagjen Tavnik njëkohësisht është anëtar i BIK-ut në Mitrovicë.

(lajmi.net)