Ja formacioni i vitit sipas Sport Mediaset (Foto)

E përditshmja italiane dhe shumë e njohur, Sport Mediaset ka publikuar dhe formacionin më të mirë të vitit, në bazë të performancave të lojtarëve që kanë treguar në vitin 2014.

Sport

25/12/2014 14:15

Gazetarët dhe ekspertët sportivë të Sport Mediaset, kanë analizuar me kujdes çdo lojtar, duke zgjedhur kështu 11 prej tyre, që kanë pasur paraqitje më të mirë në vitin 2014.

Përpos formacionit, Sport Mediaset ka zgjedhur edhe trajnerin e vitit, i cili është trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone.

Në këtë formacion nuk ka shumë befasira, pasi në sulm janë Ronaldo, Messi e Robben, në mesfushë, Di Maria Kroos dhe James, me këtë të fundit i cili ka shkëlqyer në Botërorin 2014 me Kolumbinë.

Në mbrojtje janë Alaba, Godin, Mascherano dhe Lahm, teksa në portë është i padiskutueshmmi, Manuel Neuer.

Foto