Ja emrat e dhjetë gjyqtarëve që i emroi sot presidentja Jahjaga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka emëruar dhjetë gjyqtarë të rinj të cilët do të mbajnë sistemohen Brenda sistemit gjyqësor të Kosovës, duke filluar nga Gjykata Supreme e deri tek gjykatat e apelit.

Lajme
Sipas një njoftimi nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, këto emërime presidentja i ka bërë duke u bazuar nga propozimet që më herët i kishte bërë ky këshill, raporton lajmi.net.
Kandidatët e emëruar janë si në vijim:
Muhamet Rexha – gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Beshir Islami – gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Agjencionit Kosovar të Pronës në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Mahir Tutuli – gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Hava Haliti – gjyqtare në Gjykatën e Apelit.
Albert Zogaj – gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Isa Shala – gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Nehat Idrizi – gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qerim Ademaj – gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Rafet Haxhaj – gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Fejzullah Rexhepi – gjyqtar në Gjykatën e Apelit.