Ja çmimet e biletave për ndeshjen Werder – Kosova

Më në fund janë publikuar dhe çmimet e biletave për ndeshjen ndërmjet Werder Bremenit dhe Përfaqësueses së Kosovës, e cila do të luhet në Gjermani.

Sport

03/03/2015 19:07

Mediat gjermane kanë publikuar dhe shumën e parave që duhet paguar për të shikuar takimin ndërmjet Werderit dhe Kosovës që do të luhet gjatë këtij muaji.

Përndryshe, kjo miqësore do të luhet më 27 mars të këtij viti në Gjermani, teksa bileta më e shtrenjtë do të jetë ajo prej 20 eurosh.

Bileta me këtë çmim është bileta VIP, ndërsa një biletë normale do të kushtojë 10 euro.

Bileta më e lirë do të kushtojë 2 euro, që do të jetë për pensionistët, studentët, fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara.