Ja cili televizion e transmeton ndeshjen Austri U21 – Kosovë U21
Vëmendja e tifozëve të futbollit në Kosovë sonte do të jetë në Ried të Austrisë.
Sport
Kombëtarja jonë U21 do të jetë mysafire e Austrisë, në ndeshjen e vlefshme për Euro 2021.
Ndeshja mes Austrisë dhe Kosovës pritet të jetë interesante, pasi të dy skuadrat po kërkojnë vendin e dytë në tabelë.
Austria aktualisht mban vendin e dytë me nëntë pikë, tre më pak se Kosova.
Radio Televizioni i Kosovës do ta transmetojë ndeshjen direkt duke filluar në orën 18:00./Lajmi.net/