Ja cila është fantazia seksuale më e madhe femërore

Dikur nënkuptohej, ndërkaq tani për të si duket fantazojm

Lifestyle

20/01/2016 04:10

Një grup shkencëtarësh ka bërë një hulumtim të fantazive seksuale te 1516 persona, të cilëve u është dhënë lista me 55 fantazi seksuale prej më të ndryshmeve.

Kanë pasur për detyrë që çdo fantazi ta vlerësojnë sipas intensitetit, ndërkaq atë më të preferuarën ta përshkruajnë sa më hollësisht që kanë pasur mundësi (nga seksi me shumë partnerë, deri te seksi i cili përfshinte objektet dhe kafshët).

Si fantazia më e popullarizuar te personat e të dy gjinive, është vënë theksi te seksi i cili ka përfshirë ndjenjat romantike. Është befasuese, apo jo?

Seksi i papritur dhe seksi në vende të pazakonshme gjithashtu janë vënë në maje të listës, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, nuk do të thotë se me këtë përfundojnë të dhënat interesante. Madje, 65% e femrave kanë zgjedhur seksin e nënshtruar si njërën ndër fantazitë më të preferuara seksuale.

Më shumë se 52% e femrave kanë vendosur për variante të ndryshme të të lidhurit, 36% fantazojnë për seks të dhunshëm, ndërkaq 28,9% fantazojnë për dëshirën që mashkulli t’i detyrojë për të bërë seks.

Meshkujt gjithashtu eksitohen nga këto fantazi, mirëpo ata, megjithatë, përparësi u japin fantazive për seksin oral, seksin jashtëmartesor, seksin me disa femra dhe ejakulimin mbi trupin e partneres.