Ja çfarë thonë serbët e Kosovës për UNESCO

Kreu i Manastirit të Deçanit, Ati Sava Janjiç, ka thënë se vendimi i Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s që votoi rekomandimin për anëtarësim të Kosovës në UNESCO, duhet të shtyhet deri në takimin e radhës në New York.

Lajme

21/10/2015 18:49

Gazetarja e RTK-së, nga komuniteti serb, e cila ka qëndruar në Manastirin e Deçanit në kohën kur në Paris po votohej, raporton se ata kanë thënë se Kosova nuk ka treguar pjekuri politike, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë Janjiç ka shkruar edhe në twitter. Thotë se nuk ka që i ndal, e po vazhdon me postimet e tij vazhdimisht, duke u munduar që Kosova ta paraqet sa më të tmerrshme.

“Ata që po festojnë nuk e kuptojnë se duhet të dëbojnë të gjithë serbët e Kosovës për t’i ndaluar së dëshmuari vandalizim e pas luftës”, ka shkruar ai në Twitter.

Pas luftës, Sava Janjiç ka qenë zëdhënësi i “Këshillit Kombëtar Serb për Kosovë e Metohi” dhe anëtar i “Këshillit të Përkohshëm Administrativ të Kosovës”.

Sava është shumë aktiv në rrjetet sociale Facebook dhe Twiter. Ai flet një anglishte shumë të rrjedhshme, dhe komunikon me njerëz të shumtë ndërkombëtarë e vendor.

Në vitin 2008, gjatë një interviste me një gazetar të huaj, Sava ndër tjerash thotë se Kosova për Serbinë është një lloj Jerusalemi./ lajmi.net