Ja çfarë shkruan ambasadori britanik në Kosovë pasi mëson grupin e kualifikimeve

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell ka reaguar pas shortimit të Kosovës në një grup me Anglinë.

Lajme

02/12/2018 15:00

O’Connell nuk ka mbajtur anën e asnjërës prej kombëtareve, duke shprehur dëshirën që të dyja skuadrat të kualifikohen.

Në rrjetin social “Faceebok”, ambasadori britanik ka shkruar: “I dashur Zot, shpresoj që të dy palët të kualifikohemi.”

Kujtojmë se Anglia ishte një nga vendët  që kishte lobuar më së shumti për pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA.

Madje, nuk mund ta harrojmë Alasdair Bell, drejtorin e zyrës ligjore në UEFA, që në 2016, mbajti një fjalim spektakolar, që bindi të gjithë se Kosova duhet të jetë pjesë e shtëpisë më të madhe të futbollit. /Lajmi.net/