Ja çfarë shkruajnë serbët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës (Foto)
Publicisti Adriatik Kelmendi ka një porosi për pozitën dhe opozitën, madje duket sikur edhe është nervozuar kur ka parë një shkrim në një të përjavshme serbe.

Lajme
Kelmendi u kërkon liderëve politik në Kosovë që të merren vesh mes vete, duke u thënë se e kanë bërë gaz Kosovën në sy të botës.
Ai ka postuar një shkrim të botuar në të përjavshmen beogradase “Nedeljnik”, e Kelmendi vlerëson se ajo që po ndodh në Kuvendin e Kosovës po i kënaq “dyshmanët”.
“Nëse do ta dinte Milosheviqi se këta në Prishtinë do të gjuheshin me bomba ndërmjet vete, do t’ua jepte Parlamentin qysh më ’89-n”, bëjnë hajgare me ne në revistën e përjavshme beogradase “Nedeljnik”.
“Kapni more uluni e merruni vesh ndërmjet vete se na bëtë gaz të botës”, shkruan Kelmendi.