Ja çfarë ndodhë nëse e drejtoni dritën laser në ndonjë aeroplan |VIDEO|

Drejtimi i laserëve në objekte fluturuese (aeroplanë, helikopterë etj) është ilegale, dhe rreptësisht e ndaluar me ligj, madje në disa vende të botës sanksionet mund të jenë shumë të rënda.

Fun

21/08/2015 11:46

‘Gjuajtësit’ të cilët drejtojnë dritën e laserit në drejtim të aeroplanëve komercial arrestohen, por jo aq shpejt se ata që drejtojnë atë në një helikopter të policisë.

Këtë e bëri një kanadez jo dhe aq i zgjuar. Helikopteri në të cilin ai kishte drejtuar laserin e tij kishte qenë një helikopter i policisë i cili ishte duke asistuar patrullat tokësore për gjetjen e një personi të dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Për pak minuta patrulla e arrestoi atë e gjithë kjo me asistencën e policëve nga helikopteri, dhe tentimi i tij për arratisje ishte shumë qesharak. /lajmi.net

YouTube player