Ja çfarë ndodhë me tokën nëse përthithet nga vrima e zezë

Vrimat e zeza mbeten të rrethuara me mister, pavarësisht avancimit të shkencës dhe teknologjisë, që ka bërë të mundur njohjen e kozmosit.

Fun

18/02/2016 10:48

Por një fizikan britanik jep tre skenarë të mundshëm lidhur me atë që mund të ndodhte nëse Toka përthithet nga një vrimë e zezë.

Kevin Pimblet, lektor në Universitetin e Hull-it, thotë se janë tri situatat me të cilat mund të përballej planeti ynë.

Shpagetifikim

Mund të duket qesharak si term, por ajo që do t’i ndodhte planetit dhe qenieve njerëzore mund të ishte e njëjta gjë që u ndodh makaronave. “Nëse i afrohesh një vrime të zezë, do të tërhiqesh si një shpageti. Kjo për shkak të gravitetit”, thotë Pimbblet.

Sipas tij, dy ekstremitet e trupit të njeriut, krahët dhe këmbët, do të tërhiqeshin në drejtime të kundërta, duke tërhequr trupin deri në këputje.

Vdekje nga rrezatimi

Para se të ndodhë tërheqja që Pimbble e quan “shpagetifikim”, njerëzit do të vdisnin nga rrezatimi. Rrezatimi gjenerohet kur në vrimën e zezë bie një material i ri. “Kjo ndodh me të gjitha objektet që janë afër vrimës së zezë. Rrezatimi i saj do të na piqte si një petull”, thotë fizikanti.

Do të bëheshim hologram

Ka edhe një mundësi të tretë. Toka mund të kthehej në hologram dhe njerëzit as nuk do ta vinin re këtë ndryshim.

Sipas Pimbblet, nëse një vrimë e zezë shfaqet papritur pranë Tokës, kjo e fundit do të përpihej prej saj brenda pak sekondash. Ka mundësi që në fund të një vrime të zezë të ketë dritë. Pikërisht për këtë arsye, përthithja e planetit ku jetojmë mund të mos shfaqte asnjë ndryshim, të paktën jo për një periudhë të shkurtër.

Ne do të mund të vijonim të jetonim në mënyrë holografike deri në shfaqjen e shenjave të katastrofës. Ky version i tretë i fizikanit mbështetet në teorinë e hedhur vitin e kaluar nga Dr. Samir Mathur i Universitetit të Ohajos. /lajmi.net