Ja çfarë mund të ndodh në futboll në dhjetë vitet e ardhshme

Kemi qenë dëshmitarë të një dekade të jashtëzakonshme futbolli.

Sport

01/01/2020 17:10

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mbizotëruan në këtë sport, Leicester City fitoi Premierligën për të shënuar befasinë ndoshta më të madhe, Manchester United në fiton kampionatin anglez prej gjashtë vitesh, me Liverpoolin që vazhdon të presë për këtë titull.

Çfarë mund të presim nga futbolli në dekadën e ardhshme?

Liverpool më në fund do të fitojë Premierligën

Vetëm pesë muaj pas fillimit të kësaj dekade të re, Liverpool mund të fitojë Premierligën. Në kohën e këtij shkrimi, Liverpool ka një avantazh në madh në renditje, dhe mbetet pretendenti kryesor për të triumfuar. Nëse kjo nuk do të ndodh këtë sezon, patjetër se do të ndodh në një moment në dhjetë vitet e ardhshme.

Steven Gerrard do të bëhet trajner i Liverpool

Duke folur për Liverpoolin, ne mendojmë se Steven Gerrard do të bëhet trajner i tyre gjatë 10 viteve të ardhshme. Gerrard aktualisht po stërvit shumë mirë Rangers, skuadër e cila është përvoja e tij e parë.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo dalin në pension

Kjo është diçka e qartë. Kur të vijë ajo ditë, do të jetë shumë e trishtuar. Në fund të dekadës tjetër, Ronaldo do të jetë 44 vjeç dhe Messi 42. Në atë moshë, ata do të jenë duke shijuar pensionin.

Cristiano Ronaldo do të bëhet një yll i filmit

Nuk ka asnjë mundësi që Ronaldo të pensionohet dhe të jetojë në pension. Superylli portugez tashmë ka lënë të kuptohet se është i interesuar të bëhet një yll i filmit.

Cristiano Ronaldo Jr do të bëhet një futbollist profesionist

Djali i Cristiano Ronaldo do të jetë 19 vjeçar deri në vitin 2030, dhe ai është duke ndjekur hapat e babait të tij.

Kylian Mbappe do të fitojë tre Topa të Artë

Kur Messi dhe Ronaldo të largohen, duket se Kylian Mbappen nuk do ta ndalojë askush të fitojë Topin e Artë. Ose tre Topa të Artë. Francezi 21 vjeçar tashmë është para Ronaldos dhe Messit me golat e shënuara në moshën e tij.

Neymar do të bëhet golashënuesi më i mirë në ekipin kombëtar

Ronaldo aktualisht është duke u përpjekur të kap Ali Daei, si golashënuesi më i mirë në historinë e ekipit kombëtar, dhe tani gjendet 10 gola pas iranianit. Ronaldo mund ta thyej atë rekord me 109 gola, dhe Neymar deri më tani ka shënuar 61 gola për Brazilin. Kjo do të thotë se yllit të PSG i duhen edhe 48 gola. Nëse 27 vjeçari luan për kombëtaren edhe për gjashtë vite të tjera, ai ka nevojë për çdo vit të shënojë nga tetë gola.

Asnjë gjyqtar në fushë

Në fund të kësaj dekade, ne kemi qenë dëshmitar të prezantimit të VAR, dhe atë e konsiderojmë vetëm fillimin e ndryshimeve në futboll. Roli i gjyqtarëve ndihmës tashmë është i diskutueshëm, dhe ekipi i plotë i gjyqtarëve mund të zëvendësohet nga stafi i dhomës VAR.

Transformimi i Ligës së Kampionëve

Është folur që një kohë të gjatë, por Liga e Kampionëve më në fund mund të marrë një format të ri. UEFA dëshiron të bëjë atë një garë të mbyllur, dhe ta kthej atë në një Superligë të Evropës.

Manchester City do të fitojë Ligën e Kampionëve

Megjithë dominimin në Premierligë në dekadën e fundit, City ende e pret me padurim triumfin e tyre në Ligën e Kampionëve. Kjo sigurisht që do të ndodh në 10 vitet e ardhshme.

/Lajmi.net/