Ja çfarë moti do të mbajë javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK), ka paralajmëruar se edhe në javën që po hyjmë do të ketë temperatura relativisht të larta të cilat do të maksimum do të arrijnë në 32 gradë celsius, ndërsa minimalja do të bie gjatë natës deri në 13 gradë celicus.

Lajme

09/08/2015 21:07

Sipas njoftimit nga IHMK, Kosova do të ndikohet nga masat e ngrohta të ajrit të cilat vijnë nga pjesa jugperëndimore dhe juglindore e kontinentit.

“Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës, vende-vende do të shoqërohen me riga të izoluare të shiut. Një gjendje po thuaj e ngjashme do të vazhdoj edhe ditën e marte me kushte të njëjta meteorologjike, kurse nga dita e mërkurë deri të premten në pjesën e parë të ditës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, derisa në pjesën e dytë të ditës së premte do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me shkarkime rrufesh dhe reshje shiu të cilat fillimisht do ta përfshijnë veriperëndimin për tu zgjeruar më pas në tërë territorin e Kosovës”, thuhet në njoftim, raporton lajmi.net.

Sipas IHMK-së, kjo gjendje e motit do të vazhdoj deri të dielën.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 30-32 gradë Celsius. Shtypja atmosferike fillimisht do të shënoj vlerat e normales dhe më pas me tendenca zbritje deri në fundjavë. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi deri 12 metra për sekondë”, thuhet në njoftim.