Ja çfarë i tha Nishani sekretarit Kerry

11:04 | 14 Shkurt 2016

Presidenti Bujar Nishani

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, priti në aeroportin e Rinasit, Sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry.

Ndonëse në axhendën zyrtare të Kerry, nuk ka një takim formal me Nishanin, këta të dy folën për pak minuta në aeroport, raporton lajmi.net.

Presidenca shqiptare ka lëshuar një komunikatë për media, për atë që folën Kerry dhe Nishani, raporton lajmi.net.

Komunikata e plotë:

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani i uroi mirëseardhjen në Shqipëri Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, për t’i shprehur mirënjohjen e thellë të shqiptarëve për të gjithë mbështetjen e pakursyer, veçanërisht për integrimin e vendit në strukturat Euroatlantike.

Presidenti Nishani u shpreh se kjo vizitë është dëshmi e qartë dhe domethënëse se miqtë dhe partnerët tanë më të mirë janë pranë nesh në këto momente që rreziqet dhe kërcënimet janë afruar me Shqipërinë dhe rajonin.

Kreu i Shtetit shqiptar e siguroi Sekretarin Kerry për vendosmërinë e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Presidenti Nishani përcolli gjithashtu përshëndetje të ngrohta e të përzemërta për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.