Ja çfarë do të ndodhë me nëndetësen e fundit të ushtrisë shqiptare (Foto)

Dikur krenaria e Flotës Detare Shqiptare, tashmë qëndron vetëm si relikt në bazën Pashaliman.

Lajme

15/09/2015 20:33

Vetëm një nga katër nëndetëset që kishte ushtria shqiptare I ka shpëtuar shitësve të hekurit dhe furrave të shkrirjes.

Bëhet fjalë për nëndetësen që njihet si “Nëndetësja-105”, ku është përjetuar e xhiruar në film një ngjarje e detarisë shqiptare, përkatësisht konflikti I ashpër mes ushtarakëve shqiptar dhe atyre rus në Bazën Pashaliman, vend në të cilin rusët dëshironin t’i rrëmbenin të gjitha nëndetëset nga Shqipëria.

Ajo do të qëndroj në mjediset bregdetare shqiptare, do të përshtatet si muze detar, në mënyrë që brezat që do të vijnë të njohin armatimin dhe teknikën e kohës kur u ndërtua kjo nëndetëse.

REMONTN ANIJA-2 Nëndetsja e fundit shqiptar nga koha e komunizimit