Ja 8 VIP-at që kanë zhdukur rrudhat në fytyrë
Mjafton një event me tapet i kuq si ai i “Ami Event” për të kuptuar se sa të kuruar janë personazhet tanë publikë, apo sa shumë investojnë për pamjen e tyre, duke shtyrë procesin e plakjes sa më shumë të jetë e mundur.

ShowBiz
Duke i krahasuar me vetë pamjen e tyre para këtij se si ata kanë qenë më parë, dhe se si na shfaqen në këtë event të organizuar disa ditë më parë në Tiranë, ku të gjithë janë kujdesur të shfaqen në formë sa më perfekte, dhe të pozojnë para aparatëve fotografikë.
Personazhe të njohur në fusha të ndryshme të televizionit, muzikës apo modës, duket se kanë bërë maksimumin për t’u dukur disa vite më të rinj. Kështu fillojmë me femrat VIP, të cilat në mënyrë misterioze kanë zhdukur rrudhat nga fytyra e tyre.
Ato qeshin pa problem, dhe pa frikën se do të tradhëtohen nga rrudhat në ballë, sy, përreth buzëve apo në qafë.
Mes tyre kemi veçuar moderatoren Zana Çela, e cila duket shumë më e re se vitet e saj, pasi i ka kaluar të 50-at. Për të vazhduar me këngëtaret Eranda Libohova dhe Rovena Dilo, dy mikeshat që pasi i kanë kaluar të 45-at, na shfaqen me fytyrë diellore pa asnjë shenjë moshe.
Po ashtu dhe stilistja Rezarta Skifteri, përveç trupit dhe veshjes speciale, duket se ka kuruar mirë portretin e saj, pasi na duket e freskët. E tashmë nuk kujdesen për pamjen e tyre vetëm femrat VIP, por edhe meshkujt.
Duke parë fotot kemi vënë re ndryshime për mirë, në portretin e moderatorit Agron Llakaj dhe spikerit të lajmeve Reis Çiço, të cilët janë mbi 50 vjeç. Plus kujdesit për flokët, ata na shfaqen pa ato rrudhat në fytyrë, që binin dukshëm në sy. Por edhe më të rinjtë që ende s’i kanë bërë 40 vjeç kanë investuar në pamjen e tyre, siç është këngëtari Vedat Ademi, dhe moderatori Bledi Strakosha.
Ajo që mund të themi me bindje është se emrat e personazheve të njohur që përmendëm nuk i kanë më rrudhat që kanë pasur, por se në ç’mënyrë i kanë zhdukur ato, e dinë ata vetë më mirë, pasi ekzistojnë disa mënyra në estetikë.
Ndër top-procedurat jokirurgjike më të popullarizuara pas aplikimit të të cilave fytyra merr pamje të re janë: trajtimet me Botox cosmetics, efekti i të cilit zgjat 3-5 vjet. Trajtimet me mbushës dermal (fillers) për buzët dhe rrudhat e fytyrës me rezultate të dukshme menjëherë pas injektimit, por jo permanente.
Një mënyrë tjetër është pilingu medicional/kimik që i jep shkëlqim fytyrës, apo trajtime LPG (Lipomassage & Liftmassage), që nënkupton përkujdesje të avancuar për fytyrë, qafë, dekolte, gjokse dhe trup. Natyrisht që këto trajtime kushtojnë, por kur vjen puna te bukuria, as femrat dhe as meshkujt VIP nuk i kursejnë paratë.