Ja 5 mënyrat perfekte si t’iu mos harxhohet karburanti, kështu kurseni shumë

Konsumi i karburantit të automjeteve varet shumë nga mënyra se si e ngasim atë. Nëse ne lëvizim qetë dhe duke respektuar rregullat, atëherë konsumi do të jenë minimale

Lifestyle

05/01/2017 01:44

Shmangeni drejtimin agresiv

Automjeti juaj shpenzon shumë kur ju e drejtoni në mënyrë agresive duke e shtyrë kështu motorin të punojë në xhiro të larta dhe pastaj të frenoni përsëri. Automjeti juaj shpenzon më shumë kur ju lejoni që të ulet shpejtësia dhe pastaj shtypni pedalen e gazit që të arrini atë shpejtësi. Që të kurseni më shumë ju duhet që shpejtësinë ta mbani konstante. Provoni të ulni shpejtësinë kur ngjiteni përpjetë, ndërsa në tatëpjetë ta rrisni shpejtësinë.

Ndërroni shpejtësitë kur është e nevojshme

Nëse udhëtoni shpejt me marsh të ulët kjo do të rrisë konsumin e karburantit të veturës, transmeton Express. Por, edhe kur ecni në marsh të lartë para së të arrini shpejtësinë e duhur atëherë motorri i veturës do të sforcohet dhe si rrjedhojë do të konsumoj më shumë karburant. Ju duhet ta ndieni se kur është e nevojshme të ndërroni shpejtësitë varësisht prej modelit të veturës dhe fuqisë së motorit, ky nuk është një problem tek automjetet automatike.

Mos u rrini automjeteve mbrapa

Duke i qëndruar afër nga prapa një veturë para jush atëherë juve ju diktohet mënyra se si udhëtoni. Kjo e bënë drejtimin e mjetit jo vetëm stresuese por edhe rrit shumë konsumin e karburantit. Kur rri prapa dikujt ti nuk mban veturën në marshin e duhur, frenon dhe përshpejton veturën gjatë gjithë kohës pa qenë nevoja.

Fikeni automjetin kur nuk jeni duke lëvizur

Shpesh trafiku është i tmerrshëm dhe shpesh na ndodhë që të mos lëvizim fare për një kohë. Mbajtja e motorit aktiv shpenzon karburant pa nevojë. Çdo herë kur jeni ndalur fikeni motorin, edhe pse do ju duhet ta bëni disa herë por në këtë mënyrë do të kurseni. Shumica e automjeteve të reja tani e kanë opsionin Stop/Start, i cili fik motorin sa herë ata nuk janë duke lëvizur.

Respekto kufizimet e shpejtësisë

Duke respektuar kufizimet e shpejtësisë ju mbani të ulëta rrotullimet e motorit duke shpenzuar shumë pak. Por kur ju rrisni shpejtësinë edhe pse kaloni më shpejtë një pjesë të rrugës ju sforconi shumë motorin dhe rrisni shumë shpenzimet.