J.Lo thotë se nuk e ka në plan martesën

Muaj më parë, Jennifer Lopez i tha ‘PO’ propozimit të partnerit të saj, Alex Rodriguez për fejesë.

ShowBiz

15/04/2019 16:17

Edhe pse pritej data e martesës, J.LO i surprizoi të gjithë. Në një intervistë të fundit, këngëtarja ka thënë se nuk janë duke planifikuar ende asgjë.

“Kam disa projekte të mëdha të biznesit që duhet t’i përfundoj deri në fund të vitit, kështu që me të vërtetë nuk e di se çfarë do të ndodhë dhe nëse duam ta shtyjmë martesën apo të presim”, ka deklaruar J.Lo./lapsi