J-Lo shumë ‘hot’ në spotin e ri

Ajo qëndroi në Miami për ta xhiruar videoklipin e këngës Adrenalina, së bashku me Ricky Martin. Dhe, Jennifer Lopez dukej bombastike për këngën e saj më të re të quajtur ‘We Are One (Ola Ola)’, që i kushtohet Kampionatit Botëror, i cili do të mbahet në Brazil këtë verë. Edhe pse 44 vjeçare, këngëtarja latine…

ShowBiz

12/02/2014 11:52

Ajo qëndroi në Miami për ta xhiruar videoklipin e këngës Adrenalina, së bashku me Ricky Martin.

Dhe, Jennifer Lopez dukej bombastike për këngën e saj më të re të quajtur ‘We Are One (Ola Ola)’, që i kushtohet Kampionatit Botëror, i cili do të mbahet në Brazil këtë verë.

Edhe pse 44 vjeçare, këngëtarja latine dukej në formë të shkëlqyeshme, gjatë xhirimeve në Fort Lauderdale.

Me një uniformë disangjyrëshe, J-Lo bëri mimika në skenat e një karnavali brazilian, ku ajo e luante rolin e një valltareje energjike të ndejës.

Sigurisht, aparatit të fotografëve nuk i shpëtoi ‘pasuria natyrore’ që e posedon Jennifer, të pasmet mjaft seksi. Përpos trupit fantastik që e ka, Lopez njihet si aktore dhe këngëtare mjaft e suksesshme.