J.Lo femër me stil
Jennier Lopez ka qenë gjithmonë femër me stil. Këngëtarja, njëherësh aktorja amerikane, ka ditur të vishet në mënyrë speciale. 44 vjeçarja u shfaq mjaft trendi, teksa po shkonte për t’i kompletuar dokumentat e divorcit me ish bashkëshortin e saj, Marc Anthony, me të cilin ishte ndarë 18 muaj më parë. Lopez kishte veshur pantallona interesante,…

ShowBiz
Jennier Lopez ka qenë gjithmonë femër me stil. Këngëtarja, njëherësh aktorja amerikane, ka ditur të vishet në mënyrë speciale. 44 vjeçarja u shfaq mjaft trendi, teksa po shkonte për t’i kompletuar dokumentat e divorcit me ish bashkëshortin e saj, Marc Anthony, me të cilin ishte ndarë 18 muaj më parë.
Lopez kishte veshur pantallona interesante, ngjyrë gri, të cilat edhe pse më të ‘shlira’ se zakonisht, i rrinin mjaft mirë. J.Lo e ka ‘pasurinë’ pikërisht tek të pasmet e saj të bujshme, por edhe me këtë veshje duket mjaft ‘cool’. Lopez është në lidhje me valltarin Casper Smart, me të cilin u pa në veturë më vonë. Pasuria e saj e përgjithshme thuhet të jetë afro 300 milionë dollarë.