Izraeli raporton rritjen më të lartë ditore ndonjëherë të rasteve me Covid-19

Izraeli ka raportuar gati shtatë mijë raste me koronavirus përbrenda 24-orëve të fundit, shifër kjo më e larta që prej shfaqjes së rastit të parë me virus në vend.

Bota

23/09/2020 18:51

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë së vendit, duke treguar se për një ditë janë regjistruar 6.923 raste të reja me sëmundjen Covid-19, shkruan Al Jazeera, transmeton lajmi.net.

Rekordi i mëparshëm u shënua javën e kaluar, kur 5,533 raste të reja u konfirmuan në një ditë të vetme.

Sipas të njëjtit burim, Izraeli ka arritur  të kryejë 61,165 teste për diagnostikimin e virusit korona.

Qeveria izraelite javën e kaluar mori vendim për izolim mbarëkombëtar, duke mbyllur shkollat, qendrat tregtare, hotelet dhe restorantet. /Lajmi.net/