Izraeli pranoi armëpushimin humanitar dyorësh

Izraeli u pajtua për një armëpushim dyorësh në lagjen Shexhaia buzë qytetit Gaza, e cila mbrëmë dhe sot në mëngjes ka qenë në shënjestër të granatimit intensiv.

Bota

20/07/2014 14:46

Ndërprerjen e zjarrit së pari e kërkoi Kryqi i Kuq, e jo Hamasi që kontrollon Gazën, siç ishte thënë më herët.

Ndërprerja e zjarrit filloi në orën 13 e 30 minuta sipas kohës lokale (12 e 30 minuta sipas kohës sonë).

Izraeli pohon se që nga fillimi i operacionit të ushtrisë izraelite, më 8 korrik, nga kjo lagje janë lansuar 140 raketa në drejtim të Izraelit. Nga mesnata e deri në mëngjes aty janë vrarë të paktën 400 palestinezë, kurse rreth 400 të tjerë janë plagosur.

Mijëra qytetarë kanë ikur sot nga kjo lagje, në lindje të Rripit të Gazës, njofton agjencia e lajmeve AFP.  

Prej fillimit të ofensivës izraelite kundër Hamasit, vetë një herë ka pasur një armëpushim për shkaqe humanitare në kohëzgjatje prej 5 orësh.