Izraeli nis sulmet në Gaza pas raketave të zjarrit

Ushtria Izraelite thotë se ka bërë sulme ajrore në Rripin e Gazës, në përgjigje të raketave të zjarrit, disa orë pasi që armëpushimi ishte vendosur të përfundojë.

Bota

19/08/2014 17:51

“Objektivi terrorist”, u godit pak pasi tri raketa janë gjuajtur në drejtim të qyteteve të Beer-Sheba dhe Netivot, thanë zyrtarët, transmeton BBC.

Një armëpushim pesë-ditor zgjati vetëm 24 orë në mesnatë ndërsa delegacionet nga të dyja palët u përpoqën për të negociuar një marrëveshje për t’i dhënë fund javëve të luftimeve.

Më shumë se 2,080 njerëz, shumica e tyre palestinez, kanë vdekur që nga 8 korriku.

“Ky sulm me raketa ishte i rëndë dhe shkelte drejtpërdrejtë armëpushimin,”, tha Mark Regev, njëri nga zëdhënësit e kryeministrit izraelit Benjamin Natanyahu, për agjencinë e lajmeve Reuters.

Nuk kishte asnjë pretendim të menjëhershëm të përgjegjësisë nga ndonjë prej fraksioneve palestineze në Gaza, e cila dominohet nga lëvizja islamike Hamas.