Izraeli e ndalon hyrjen e të huajve për dy javë

Izraeli do ta ndalojë hyrjen e turistëve për 14 ditë, si dhe është duke e kontrolluar situatën për të ndaluar përhapjen e llojit të ri COVID-19, raportojnë mediat lokale.

Bota

28/11/2021 12:13

Kjo ndalesë do të hyjë në fuq nga mesnata e së dielëls, pas miratimit të plotë nga kabineti.

Në Izrael deri tani është konfirmuar një rast  me variantin e ri të koronavirusit Omicron, që u shfaq për herë të parë në Afrikën e Jugut.

Shumë shtete të botës i kanë ndaluar udhëtimet nga Afrikën e Jugut, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.