Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruajnë marrëveshjen historike

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë pajtuar që t’i normalizojnë marrëdhëniet, ka njoftuar Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Bota

13/08/2020 22:21

Në një deklaratë të përbashkët, Presidenti i SHBA-së Donald Trump, Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu dhe Princi i Abu Dhabi, Mohammed Al Nahyan thanë se ata  shpresojnë që kjo të “jetë përparim historik drejt paqes në Lindje të Mesme”, shkruan BBC.

Si rezultat i kësaj ata kanë njoftuar se Izraeli do t’i anulojë planet kontroversave për aneksimin pjesë të “West Bank”.

Deri tash Izraeli nuk ka pasur marrëdhënie diplomatike me vendet e Gjirit Arabik.