Izrael: Përjashtohen nga puna punonjësit arabë

Në të paktën katër qytete izraelite, përfshirë këtu edhe kryeqytetin Tel Aviv, janë përjashtuar nga puna në shkolla punonjësit arabë, me qëllim që të largohet frika e nxitur në publik nga dhuna e shtuar nga palestinezët, transmeton arbresh.info.

Bota

18/10/2015 15:28

Ministri i brendshëm i izraelit refuzoi të komentojë lidhur me vendimin e të dielës, i cili nxiti reagimin e menjëhershëm të partisë përfaqësuese arabe në Izrael.

Si pasojë e dhunës së fundit në vend kanë humbur jetën 41 palestinezë dhe 7 izraelitë.

“Jemi duke e ruajtur status qou-në, dhe do vazhdojmë kështu.” – u shpreh kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, duke iu referuar tensioneve lidhur me kompleksin al-Aqsa.

Netanjahu pritet të takohet me sekretarin e Shteteve të Bashkuara, John Kerry në përpjekje për ta qetësuar situatën.