Izmaku: Nisma ia ka zgjatur dorën Kurtit, presim takim dhe sinjal pozitiv
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, e cila mbrëmë konfirmoi se do të ketë një takim mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kreut të Nismës, Fatmir Limaj, foli sot para seancës konstituive për këtë çështje. Ajo tha se Nisma i ka ofruar Kurtit bashkëpunim pa kushte, duke e cilësuar këtë si një zgjidhje të…

Lajme
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, e cila mbrëmë konfirmoi se do të ketë një takim mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kreut të Nismës, Fatmir Limaj, foli sot para seancës konstituive për këtë çështje.
Ajo tha se Nisma i ka ofruar Kurtit bashkëpunim pa kushte, duke e cilësuar këtë si një zgjidhje të mirë për ngërçin politik, raporton lajmi.net
“Ne presim që sot të zhvillohet takimi, pres një sinjal pozitiv nga ky takim që sot do të ndodh, pres vullnet pozitiv nga lideri i LVV. Ky është realiteti politik, Nisma dhe lideri Fatmir Limaj e ka kuptuar qysh në fillim dhe e ka zgjatë dorën e bashkëpunimit”, tha Izmaku.
Deputetja shtoi se, edhe pse me pak numra në Kuvend, Nisma mbetet një alternativë reale për zgjidhjen e situatës politike.
“I kemi ofru bashkëpunim pa kushte. Mendoj që është një zgjidhje shumë e mirë e ngërçit politik”, tha Izmaku./Lajmi.net/