Iwobi: Largohem nga Arsenal nëse ndodh kjo gjë

14:45 | 21 Korrik 2019

Ylli i Arsenal, Alex Iwobi, ka paralajmëruar se mund të largohet nga skuadra gjatë kësaj vere.

Reprezentuesi nigerian ka thënë se do të bëjë maksimumin për të fituar vendin e tij,  por nuk do të pranojë të mbetet anash.

Iwobi ka thënë se mund të largohet nga skuadra e Arsenal, në rast se këta të fundit transferojnë Wilfried Zaha nga Crystal Palace.

“Nuk jam njëri që duhet mbetet jashtë” ka thënë 23 vjeçari për ‘The Sun’, transmeton lajmi.net. “Ka shumë vite që më thuhet se nuk jam mjaftueshëm i mirë.”

“Kështu që, kurdo që shansi vije, unë mundohem të provojë se duhet të jem startues. Por, do të jetë e vështirë nëse Zaha vjen. Do të rritet presioni” ka shtuar nigeriani.

“Sigurisht se kënaqësia është të luash, jo të rrish anash. Nëse vije deri aty, do të largohem” ishin fjalët e Iwobi.

Wilfried Zaha është dëshira kryesore e Arsenal për këtë verë, por çmimi i vendosur nga Crystal aktualisht është i papërballueshëm për ‘Gunners’. /Lajmi.net/