Ivanoviq përfundon në spital, duroi 8 ditë pa bukë
Lideri i Iniciativës Serbe (SDP), Oliver Ivanoviq, pas tetë ditëve grevë urie me urgjencë ka përfundur në Spitalin e Mitrovicës këtë pasdite.

Lajme
Siç raportohet, Ivanoviq është përcjellur nga një eskortë policore si dhe nga stafi i burgut për në spital rreth orës 17:30.
“Oliver Ivanoviq sapo është pranuar në departamentin internal të spitalit tonë. Ai është në dhomën e kujdesit gjysmë-intensiv, nën përkujdesjen e stafit mjekësor. Ndërsa informata më të hollësishme për gjendjen e tij do të ipen nesër”, ka thënë Drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Milan Ivanoviq, transmeton Indeksonline.
Ivanoviq ka filluar grevën e urisë pas vendimit të Gjykatës Themelore për shtyrjen e paraburgimit të tij edhe për gjashtë muaj të tjerë.
Ai mbahet në paraburgim nën akuzat për kryerje të krimeve të luftës në Kosovë gjatë vitit 1999.