Ivanoviq hyn në grevë urie

I akuzuari për krime lufte në Kosovë, politikani serb, Oliver Ivanoviq, ka filluar një grevë urie në burgun e Mitrovicës, duke kërkuar që t’i mundësohet mbrojtja në liri.

Lajme

07/08/2015 10:29

Lajmin e ka bërë të ditur për agjencinë Tanjug, gruaja e Ivanoviqit, Milena Popoviq Ivanoviq.

Me anë të një vendimi të trupit gjykues të EULEX-it në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, Oliver Ivanoviqit i është shtyrë paraburgimi deri më 6 tetor të këtij viti, transmeton lajmi.net.

Ivanoviq së bashku me një grup tjetër serbësh të Kosovës, akuzohen për krime lufte gjatë vitit 1999 si dhe atë të pasluftës në vitin 2000./lajmi.net/