Ivanovic: Duam t’a fitojmë këtë ndeshje

Kombëtarja e Serbisë është duke e mbajtur një konferencë për media në të cilën po flasin Branislav Invanovic, trajneri Radovan Curcic dhe nënkryetari i Federatës Serbe, Aleksander Boskovic.

Sport

07/10/2015 20:47

Branislav Ivanoviç u shpreh se kjo sfidë i kalon kufijtë e sportit, por ekipi do të jetë i përqëndruar vetëm te loja e luajtur. Lojtari, i cili luan në radhët e Chelsea-t, vijoi më tej se Serbia dëshiron ta fitojë ndeshjen dhe se pret që skuadra të luajë më mirë se në Beograd. Ivanoviç theksoi se trajneri i Shqipërisë, De Biasi, e ka përgatitur skuadrën mirë nga ana psikologjikë, ndërsa shtoi se nuk beson se Serbia do të duartrokitet në stadium, transmeton SuperSport.al

Nga ana tjetër trajneri Curçiç nuk ia uli meritat kuqezinjvë, duke pohuar se Shqipëria është një skuadër e fortë dhe e konsoliduar, ndryshe nga Serbia që është ende në formim e sipër. 43-vjeçari tha se skuadra do të mendojë vetëm te luajë futboll dhe asgjë tjetër.