Ivanov fal të gjithë politikanët që po procedohen penalisht

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka kërkuar ndërprerjen e të gjitha procedurave penale kundër politikanëve nga pushteti dhe opozita, për “ruajtjen e interesave nacionale dhe shtetërore” dhe si një mënyrë për dalje nga kriza politike.

Lajme

12/04/2016 18:18

Në një konferencë për shtypin, Ivanov amnistoi politikanët më të lartë të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Gjithashtu ai amnistoi nga veprat penale ish-shefin e policisë sekrete, Sasho Mijallkov, ish-ministren Gordana Jankullovska, kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe ish-ministrin e Brendshëm në vitin 2001, Ljube Boshkovski. Në këtë listë të amnistimit gjendet edhe ish-ministri i Transportit, Mile Janakievski.

Ivanov theksoi se është i përgatitur që t’i pranoje të gjitha kritikat pas këtij vendimi, të cilat do të vijnë me siguri në adresë të tij, por është i bindur se ka ndërmarrë një vendim të drejtë.

Kjo falje publike nga ana e Presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov, ka shkaktuar një tronditje të madhe në Maqedoni, për shkak se janë falur vetëm maqedonasit dhe asnjë shqiptar, raporton Zhurnal.mk.