Ivanka Trump nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Joe Biden

Disa ditë më parë qarkulloi lajmi se vajza e Donald Trump, Ivanka dëshironte të merrte pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden më 20 janar.

Bota

14/01/2021 14:35

Por Pavarësisht lajmeve që qarkulluan, Ivanka Trump nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur Joe Biden më 20 Janar.

“Ivanka nuk pritet të marrë pjesë në inaugurim dhe as nuk u prit ndonjëherë,” tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për ‘People’.

Lajmi vjen një javë pasi një turmë e dhunshme e mbështetësve të Donald Trump zbriti në Capitol Hill duke hyrë në ambjentet e brendshme të senatit. Pesë persona humbën jetën si rezultat i dhunës së kryer atë ditë.

Pas trazirave, Donald Trump deklaroi se nuk do të jetë i pranishëm në marrjen e detyrës nga Joe Biden më 20 Janar, duke refuzuar pjesëmarrjen.