Ivan Koljevic shpallet ‘MVP’ i xhiros së parë në Superligë

Federata e Basketbollit të Kosovës ka zgjedhur më të mirët e xhiros së parë.

Sport

17/09/2021 12:47

Dje ka përfunduar xhiroja e parë e Superligës së Kosovës në basketboll, shkruan lajmi.net.

FBK ka zgjedhur basketbollistin e Prizreni 16, Ivan Koljevic si MVP apo basketbollisti më i mirë i xhiros së parë.

Koljevic ishte fantastik në triumfin e ekipit të tij ndaj Rahovecit, duke realizuar 31 pikë, tetë kërcime e 12 asistime.

Është përzgjedhur gjithashtu 5-shja më e mirë e javës ku bëjnë pjesë: Koljevic, Eric Davis, Courtney Fells, Daniel Lekndreaj dhe Don Polloshka

Kujtojmë që në fundjavë zhvillohet xhiroja e dytë në elitën e basketbollit kosovar. /Lajmi.net/