Iu shfaqën simptomat e Covid-19, John Prine në gjendje kritike

John Prine është në gjendje kritike.

ShowBiz

30/03/2020 13:01

Këngëtari i njohur amerikan, John Prine, është në gjendje kritike, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Kjo pak kohë pasi iu shfaqën simptomat e virusit Covid-19.

73 vjeçare u dërgua në spital me urgjencë të enjtën ndërsa gjendja e tij nisi të përkeqësohet të shtunën.

Gruaja e tij dhe menaxherja Fiona kishin dalë pozitiv me koronavirus.

“Ky është një lajm i vështirë për ta ndarë.Por kaq shumë prej jush e keni dashur dhe mbështetur Johnin ndër vite, ne kemi dashur t’ju njoftojmë dhe t’ju japim mundësinë për të dërguar më shumë atë dashuri dhe mbështetje tani. Dhe dijeni që ne ju duam, dhe se Johni ju do”, u shprehën familjarët e tij.

Prine është fituese i dyfishtë i çmimit Grammy.

Ai arriti famën për tekstet dhe këngët e tij siç janë “Angel” nga Montgomery dhe “Spite of Ourselves”./Lajmi.net/

YouTube player