Italianët macengrënes, i hanë 6-7 mijë mace në vit

Shoqata italiane për mbrojtjen e kafshëve dhe mjedisit ka njoftuar se brenda vitit në disa pjesë të Italisë njerëzit i hanë ndërmjet 6-7mijë mace.

Bota

08/04/2015 23:09

Lajmi i frikshëm është pothuajse i ngjashëm me legjendat urbane. Kështu nis shkrimi i gazetës La Repubblica, e cila njofton se ngrënia e maceve në Itali është ende një praktikë mjaft e përhapur, sidomos në disa rajone.

Sipas kësaj gazete, ky lajm është bërë i ditur nga Shoqata italiane për mbrojten e kafshëve dhe mjedisit, e cila ka analizuar të dhënat e shërbimit [email protected].

Sipas kësaj shoqate, “vitin e kaluar në Itali janë vrarë 6.000-7.000 mace, që më pas janë gatuar dhe nuk bëhet fjalë për restorante aziatike, por për italianë, të cilët kryesisht në provincat e Breshias, Kremonës, Viçencës, Veronës, por dhe në zonat ndërmjet Milanos dhe Parmës, në disa raste organizojnë dreka të vërteta me bazë macesh në praninë e 20-30 personave”, transmeton Shekulli.

Shoqata bën me dije se ky krim ndodh në mënyrë të fshehtë, pasi vrasja dhe ngrënia e maceve apo qenve është e ndaluar në Itali, pasi dënohet me ligj.