Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

Italianët fantazojnë për Messin: “Sigurisht që mund ta blejmë, nuk ka dyshim për të”

9:36 | 9 Prill 2020

Krejt papritur Lionel Messi është kthyer në emrin më të nxehtë për afatin kalimtar të verës.

Ylli argjentinas ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2021, por ka një klauzolë që ia mundëson largimin çdo sezon, pas moshës 30 vjeçare.

Gjithë këtë situatë, po tenton ta shfrytëzojë Interi, skuadër që ndjek Messin që nga viti 2006, kur Massimo Moratti dëshironte transferimin e tij atë kohë.

Është tani ish lojtari i Interit, Benoit Cauet, që ka folur për këtë hipotezë.

“Sigurisht që Inter mund të blejë Messin, nuk ka asnjë dyshim për të. Presidenti Zhang ka para dhe ambicie. Ai është president që po mendon gjëra të mëdha”, ka deklaruar Cauet./Lajmi.net/