Italia siguron kualifikimin, Holanda shpreson (VIDEO)

Italia dhe Holanda i kanë fituar ndeshjet e radhës kualifikuese.

Sport

10/10/2015 19:53

Italia e ka mposhtur Azerbajxhanin si mysafir me rezultat 3:1, për t’a siguruar kualifikimin në Europian.

Golat për ‘azzurët’ i realizuan Eder, El Shaaraëy dhe Darmian, ndërsa për Azerbajxhanin shënoi Nazarov.

Në anën tjetër, Holanda e ka mposhtur Kazakhstanin në transfertë me rezultat 2:1, me golat e Wijnaldum dhe Sneijder, për t’i mbajtur gjallë shpresat për një vend në Play Off.

Holandezët kanë 13 pikë në vendin e tretë, një më tepër se Turqia që ndeshjen e kësaj xhiroje e zhvillon sonte, andaj ‘tulipanët’, duhet të shpresojnë në dështimin eventual të Turqisë, nëse e dëshirojnë vendin e tretë në grup.

YouTube player
YouTube player